“
Teuta Matoshi është një stiliste që krijon fustane unike femërore me qëndisje dhe zbukurime të punuara me dorë” – thuhet në artikullin kushtuar kosovares, në faqen gjigante Bright Side.
“
Mund ta njihni menjëherë punën e Teutës në Instagram nga mënyra e saj e kombinimit të ngjyrave të pazakonta dhe shtimi i dantellave, tylit, rruazave dhe qëndisje të punuara me dorë”.
“
Por, teksa ajo është e famshme për punën e saj sot (Instagramin e ka me mbi 1 milion abonentë), rruga e saj drejt suksesit nuk ka qenë një shtrat me trëndafila”, shkruan më tej.
Bright Side shkruan se ishin magjepsur nga veshjet e Teutës dhe historia e saj e jetës, e cila siç potencuan, i ngjan asaj të Hirushes.
Më poshtë e keni pjesën tjetër të shkrimit që ky medium i njohur botëror i kushtoi Teutës dhe fotografitë e publikuara të punimeve të saj.
Fillimi i udhëtimit të Teutës nuk ishte aspak si një përrallë.
Teuta lindi afër Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës. Familja e saj ishte e varfër dhe ajo ishte një nga 9 fëmijët. Familja e saj jetonte nga dora në gojë, pasi babai i saj ishte mësues dhe siguruesi i tyre i vetëm. Duke qenë një fëmijë i vogël, ajo mësoi se sit ë bënte rroba për vete dhe vëllezërit e motrat e saj, duke përdorur mbetje deh rroba të vjetra.
Gjatë shkollës së mesme ajo vazhdoi të vishte rrobat e saj të bëra me dorë dhe papritmas filloi të merrte shumë komplimente. Më pas filloi një udhëtim në ëndrrën e saj përfundimtare: të hapte butikun ku do të shiste rrobat e bëra nga ajo.
Teuta ishte me fat që takoi mentorin e saj që i ndryshoi jetën teksa ishte në kolegj.
Pas shkollës, ajo filloi të ndiqte universitetin e dizajnit dhe aty më në fund u takua me personin që e frymëzoi të shkonte përpara. Ky ishte mentori i saj, një profesor nga Parisi, i cili ia hapi derën në botën mahnitëse të dizajnit.
Nën mbikëqyrjen e tij, ajo filloi të zhvillonte linjën e saj dhe mësoi se si të vishej dhe të stilonte në mënyrën e saj, dhe tani mund të shihet në secilën prej veshjeve të saj.
Njohja dhe fama u fituan nga puna e palodhur, strategjia dhe këmbëngulja.
Teuta nisi duke marrë porosi të vogla në një dyqan dhe shumë shpejt u bë stilistja që ndërtoi një markë të tërë luksoze. Ajo duhej të luftonte gjatë gjithë rrugës, duke kërkuar pëlhura me cilësi të lartë, të cilat ishin të rralla në atë kohë. Po ashtu krijoi nga e para një ekip prej 40 personash dhe trajnoi personalisht stafin e saj.
E gjithë kjo ishte në një periudhë të jetës së saj kur ishte nënë e re me 3 fëmijë.
Pavarësisht gjithë famës, Teuta kurrë nuk i harroi rrënjët e saj. Ajo e bëri mision të punësojë sa më shumë gra për biznesin e saj, pasi atdheu kishte një normë jashtëzakonisht të lartë të grave të papunësuara. Kjo përfshin nënat e reja dhe gratë tjera që duan të kenë karrierë të suksesshme në botën mahnitëse të modës.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.