Lajmet e fundit

Brigadat Qassam, krahu i armatosur i Hamasit tha se ka goditur ushtrinë izraelite në të gjitha zonat e Rripit të Gazës që nga mëngjesi i sotëm.
Grupi pretendon se shkatërroi plotësisht ose pjesërisht 24 automjete të ushtrisë në Khan Younis, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.
Një njësi izraelite u shënjestrua në një sulm dhe snajperistët e Brigadës Qassam vranë dhe plagosën tetë ushtarë.
Ndërsa gjithashtu u tha se luftëtarët goditën një ndërtesë me eksploziv në zonën Khan Younis ku trupat izraelite u pozicionuan, duke shkaktuar shembjen e saj të plotë.