Lajmet e fundit

Krahu i armatosur i grupit të Xhihadit Islamik Palestinez ka thënë se luftëtarët e tij kanë vënë në shënjestër “forcat dhe automjetet e armikut të stacionuara” pranë Tal Zourob, në jugperëndim të qytetit Rafah në Gazën jugore, me më shumë se 100 raketa.
“Ne gjithashtu bombarduam një qendër komandimi dhe kontrolli që i përkiste armikut sionist në vendndodhjen Abu Oreiban në Korridorin Netzarim”, thanë Brigadat al-Quds, raporton Aljazeera, transmeton Klan Kosova.