Brian Austin Green ka folur për vdekjen e Luke Perry, duke zbuluar se çfarë bëri kur dëgjoi lajmin.
“Luke ishte një person i veçantë. Unë jam ende duke mbajtur zi për të”, tha Brian.
“Ne të gjithë e dinim se në një moment do të duhej të merremi me humbjen e anëtarëve dhe miqve por jo kaq shpejt. Jo në moshën 52 vjeçare, jo në një mënyrë kaq të papritur”.
“Unë i dërgova mesazh atij pasi vdiq, duke e ditur se nuk do të më kthehej”.
“E di që ai po na sheh dhe e di se ai është duke buzëqeshur”.
Biran shtoi: “Luke ishte nga ata njerëz që nuk kishte histori të keqe. Ai ishte një njeri i madh. Ai ishte Luke pa marrë parasysh ku e keni parë, pa marrë parasysh nëpër çfarë po kalonte”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.