Një shtetase e huaj ka vdekur në Qendren e Skijimit në Brezovicë.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë Shërbimi i Kërkim - Shpëtimit Malor të Kosovës.
Sipas një njoftimi, anëtarët e kësaj shoqate bashkë me patrollen e skijimit të qendrës skitare në Brezovicë e kanë lokalizuar viktimën e cila kishte marrë lëndime nga orteku.
"Me të arritur i është dhënë ndihma e parë por nuk rezultuar pozitivisht.Pas evakuimit të trupit nga ekipet mjekësore është verifikuar vdekja e skiatorës, shtetase e huaj", thuhet në njoftim.
"Sot me datën 13.02.2024 në orën 16:30 kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Ski Patrolla e qendrës skitare Brezovicë. Informatat e para kishin të bëjnë për humbje në mjegull të dy skiatorëve,por pas mbledhjes së informatave është identifkuar problematika dhe kemi filluar me kërkim në zonën e dyshimt "Foleja e Shqiponjave" zakonisht faqe malore që njifet si problematike për krijimin e orteqeve", thuhet ndër të tjera në këtë njoftim transmeton Klankosova.tv
Kjo shoqatë bën thirrje për kujdes të shtuar gjatë skijimit jashtë shtigjeve zyrtare.
"Ashtu sikur kemi paralajmëruar shumë herë,kushtet e këqija atmosferike mund të jenë të rrezikshme për natyra të aksidenteve të tilla !".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.