Lajmet e fundit

Në Brezovicë janë duke u identifikuar dhe sekuestruar disa vila.
Këtë për KlanKosova.tv e bëri të ditur Shukri Jashari, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Ferizajt.
"E vërteta është që janë duke u identifikuar vilat në zonën e dytë dhe të njëjtat janë duke u sekuestruar", ka thënë Jashari.
Në rastin "Brezovica" deri tani janë arrestuar 30 persona për veprat penale "Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, “Dhënie e ryshfetit”, “Fajdeja” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.