Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se investimet në Brezovicë, janë me interes nacional.
Ai ka publikuar një video nga Brezovica me ç’rast ka bërë publik edhe planin e LDK-së për investime.
"Teleferik të rinj, gondola, shtigje të reja për skijim ditën e natën, qendra hotelierike e komerciale me brende botërore, mirëmbajtje moderne - këto janë qëllimet tona! Brezovica do të ketë vëmendjen time personale si Kryeministër, që punët të nisin e përfundojnë në kohë rekord!"
"Ambicia jonë na dallon. Vizioni ynë është unik. Kosova ka një të ardhme të bukur përpara, prandaj ndryshimi e dalja nga moçali i pështymave e urrejtjes është domosdoshmëri!Brezovica do të bëhet!"
"Ne kemi paraparë investime vetëm nga niveli qendror në vlerë prej 80 milionë eurove që në fillim”, tha ai.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.