Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një aksion në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Në kuadër të këtij aksioni, policia rajonale e Ferizajt më datën 29.03.2023 ka shqiptuar 260 gjoba për kundërvajtje në komunikacionin rrugor, njofton Klan Kosova.
Llojet e kundërvajtjeve: Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 95 gjobaParkingje të parregullta , 49 gjobaMos përdorimi i rripit të sigurisë , 30 gjobaXhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 6 gjobaTejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 4 gjobaPërdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 4 gjobaDrejtimi i automjetit pa patentë shofer, 3 gjobaKalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 3 gjobaKundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 66 gjobaHeqje e patentë shoferit, 5 shoferëve
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe në ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.