Ylli i Hollivudit, Tom Cruise, po qëndron në bordin e një jahti 32 milionë pound përderisa po shijon pushimet në Cornwall.
Aktori Cruise aktualisht është duke pushuar nga filmimet e “Mission Impossible”, pasi muajin e kaluar “The Sun” zbuloi se xhirimet për pjesën e shtatë të filmit ishin ndalur edhe një herë pasi dikush në shesh xhirim doli pozitiv me COVID-19, përcjell KlanKosova.tv
Jahti prej 68 metrash mund të zë deri në 12 persona, si dhe 17 anëtarë të ekuipazhit.
Ajo përmban një xhakuzi, një dhomë gjumi me madhësi marramendëse dhe hapësira të ndryshme për ngrënie në natyrë, në varësi të vendit ku aktori pëlqen të hajë darkën e tij.
Më poshtë gjeni foto brenda këtij jahti
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.