Futbollisti i Barcelonës Lionel Messi, ka bërë një investim të madh në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Messi ka vendosur ta blejë një apartament luksoz në Miami, i cili kap vlerën e afro 7 milionë eurove.
Ky apartament ndodhet në “Porsche Tower”, dhe posedon pesë dhoma gjumi, ashensor, pamje nga deti dhe një vendparkim të katin më të lartë të objektit.
Me këtë investim në Miami, mediat kanë raportuar se Messi mund të transferohet në futbollin elitar amerikan MLS.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.