Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, kërkonte me ngul një mesfushor krahu, që do t’i vinte në ndihmë sulmit, sepse në këtë pozicion shihte se kishte mangësi.
E gjeti sapo shkeli në Turqi për fazën përgatitore. Ndoshta ishte edhe fat, sepse Elton Cale ishte një lojtar i konfirmuar te Ergotelis në Greqi dhe nuk kishte nevojë të kalonte një periudhë prove. 28-vjecari e kosnideron transferimin te Kukësi një mundësi të artë që i jepet në karrierën e tij, shkruan Super Sport.
“Këto janë seancat e para stërvitore me Kukësin dhe shoh që trajneri dhe futbollistët po më ndihmojnë që të përshtatem sa më shpejt. Shpresoj të jap kontributin tim për pjesën e mbetur të sezonit. Nuk jam menduar aspak kur më erdhi oferta e Kukësit, firmose menjëherë duke menduar se ky është një shans i madh për mua. Nuk kam shumë informacione për futbollin shqiptar, sigurisht që më ka thënë dicka Albi Alla, me të cilin kam luajtur në të njëjtin ekip në Greqi.”
Gjatë pjesës së parë të sezonit, është aktivizuar në 10 ndeshje me klubin grek, teksa ka realizuar një gol. Pritshmëritë te ky futbollist janë të lartë, por gjtihsesi vetëm fusha e blertë do të tregojë nëse drejtuesit e Kukësit kanë goditur në shenjë.
“Trajneri e di nëse do të luaj në formacion titullar. Unë do të jem gati ta jap në cdo moment kontributin tim. Rivaliteti në sulm? Kur ka rivalitet është më mirë për të gjithë, sepse të nxit të punosh fort dhe të japësh më të mirën në stërvitje.”
Cale mbulon disa role në fushw, por ai preferon krahun e majtë tw sulmit, pasi i jep më shumë mundësi për të goditur portën.
“Pozicioni im i preferuar është krahu i majtë, besoj se në këtë rol jap më shumë, sepse kur kaloj nga ky krah drejt qendrës më jepet mundësia të godas portën ose të pasoj për shokët. Ndihem mirë në krahun e djathtë, por mund të luaj edhe si numër 10. Unë premtoj se do të punoj shumë dhe për aq kohë sa do të jem te Kukësi do të jap 100% të mundësive të mia.”
klankosova.tv