Lajmet e fundit
Përfaqësuesja e Brazilit në vitin 2015 u është kthyer rezultateve të mira pas dështimit të madh në Kupën e Botës një vit më herët.

Me ndeshjet e përfaqësueseve pothuaj të mbaruara, sytë kthehen kah ndeshjet e zhvilluara që nga fillimi i tij.
Brazili, për shembull, e ka mbyllur atë ndërsa synon kualifikimin në Rusia 2018, transmeton Klan Kosova.
Gjatë 12 muajve të fundit në skuadrën e Dungas ka pasur debutantë dhe kthim të lojtarëve të vjetër. Por cilët janë më të mirët e këtij viti?
Alisson
Gardiani e filloi vitin me synimin që të betonojë pozitën e tij në 23 futbollistët që Dunga synon t’i drejtojë në garat e Lojërave Olimpike Rio 2016.
Ai është numri 1 i përfaqësueses. Lëndimi i Marcelo Grohes, që ishte titullar ndaj Kosta Rikës dhe SHBA-së, bëri që Alisson të jetë tjetri në rend, pas Jeffersonit që u la jashtë pas disfatës nga Kili.
Alisson ishte titullar në fitoren ndaj Venezuleës, në barazimin me Argjentinën dhe në fitoren ndaj Perusë.
Dani Alves
Dani Alves do të mund të falej nëse do të mendonte që karriera e tij me Brazilin ka përfunduar. Me vetëm një javë të mbetur deri ën Copa America ai priste që Dunga të mos e ftonte, siç kishte bërë deri atëherë.
Trajneri ishte kritik për mungesën e stabilitetit defansiv që Marcelo dhe ai i kishin dhënë skuadrës gjatë Kupës së Botës dhe Danilo ishte njeriu i tij. Por me më pak se një javë deri në turnament, Danilo ishte i lënduar dhe zgjidhja ishte Alves.
Që atëherë ai ka qenë titullar në çdo ndeshje duke dhënë disa paraqitje goxha të mira.
Miranda
Miranda ishte figurë kontroverse nga Brazili i Luiz Felipe Scolarit, por nën urdhrat e Dungës ai ka qenë konsistent.
Admirimi i përzgjedhësit për të u bë i qartë kur në shtator atij iu dha shiriti i kapitenit.
Askush nuk i afrohet rekordit të tij prej 17 ndeshjeve të plota të luajtura qëkur Dunga ka marrë drejtimin e përfaqësueses.
Willian
Në vitin 2015 mesfushori i Chelseat u bë gjeneral i mesfushës së Brazilit, duke u kthyer në lojtarin kyç të skuadrës që nga Kupa e Botës. Pothuaj të gjitha sulmet e skuadrës tani nisin nga ai.
Dinamik, i talentuar, shumëdimensional dhe i palodhur, ai e ka ndihmuar Dungën që ta vë në pozitë të mbrojtësit Dani Alvesin.
27 vjeçari është i pazëvendësueshëm për klubin dhe përfaqësuesen dhe në vitin e fundit një nga mesfushorët më me ndikim në botë.
Douglas Costa
Douglas Costa e ka bërë zakon që të tregohet kurdoherë që ftohet nga përzgjedhësi – si kur shënoi gol ndaj Perusë pas inkuadrimit nga banka dhe ndaj Argjentinës në Buenos Aires.
Por mundësitë kanë qenë të kufizuara për të, deri në ndeshjet e mrekullueshme me Bayern Munchenin.
Viti e gjeti anash dhe po përfundon me të në qendër të përfaqësueses, transmeton Klan Kosova.