Lajmet e fundit

Brazili është skuadra e parë që është kualifikuar në finale të Lojërave Olimpike, pasi në gjysmëfinale ka mundur Hondurasin me rezultat të thellë 6:0.
Golat për Brazilin në këtë ndeshje i shënuan Neymar dy, i cili theu rekord olimpik, duke shënuar pas 14 sekondash, Gabriel Jesus dy, Marquinhos dhe Luan.
Pas kësaj fitoreje Brazil siguron medaljen e argjendtë dhe në finale për të artën do të luaj kundër Nigerisë ose Gjermanisë që luajnë në gjysmëfinalen tjetër.