Lajmet e fundit

Pjesa jug-lindore e Minas Gerais në Brazil ka deklaruar situatë emergjente të shëndetit publik, pas shpërthimit të etheve të verdha.
Të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur që nga dhjetori i vitit të kaluar. Shumë zona, duke përfshirë edhe qytetin Belo Horizonte, janë prekur nga kjo sëmundje tropikale.
Një program për vaksinimin në masë veçse ka filluar një tre shtetet jugore. Megjithatë ka shkaktuar tollovi nëpër klinikat në Rio dhe Sao Paulo, ngase qytetarët po frikësohen që do të ngelen pa u vaksinuar.
Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është rekomanduar që personat të cilët udhëtojnë për në Sao Paolo të jenë të vaksinuar kundër etheve të verdha.