Lajmet e fundit
Mesfushori do t’i bashkohet skuadrës së Pep Guardiolës, pasi Juventus u pajtua që ta lë të largohet drejt gjermanisë, ndërsa bashkëlojtari i tij tek kombëtarja kiliane beson se Vidal do të realizojë pritshmëritë.

Claudio Bravo është i bindur se Arturo Vidal do të jetë ylli i ri i Bayern Munchen.
Mesfushori do t’i bashkohet kampionit të Bundesliga, pasi dy skuadrat arritën marrëveshje kohë më parë për këtë gjë.
Gardiani i Barcelonës, Bravo, beson se 28 vjeçari do të performojë mirë në Gjermani.
“Besoj se ai do të ketë sukses”.
Ai është lojtar i talentuar dhe ka kaluar nga një skuadër e fortë si Juventus, tek një tjetër po aq e fortë”.
Vidal ka fituar katër tituj të Serie A dhe një Coppa Italia gjatë kohës së qëndrimit të tij në Torino.