Lajmet e fundit
Gardiani katalunas beson se francezi i Atletico Madrid ka talentin e nevojshëm për t’u bërë pjesë e skuadrës së Luis Enrique.

Claudio Bravo beson se Antoine Griezman ka talentin e duhur për të qenë pjesë e Barcelonës.
Gardiani i Barçës ka mbetur i befasuar me përparimin e ish lojtarit të Real Sociedad, që ka shënuar 12 gola për Atleticon këtë edicion.
Megjithëse konkurrenca në Camp Nou do të ishte e madhe, Bravo mendon se Griezmann ka aftësi për të qenë pjesë e skuadrës katalunase.
“Jam i befasuar me përparimin e tji”.
“Kur ishim bashkëlojtarë e këshilloja, madje i pata bërtitur kur vendosi të largohej. Por ai është pjekur dhe e ka kuptuar lojën”.
“Ai është lojtar i klasit botëror. Mund të luajë tek Barça pa problem”.