Lajmet e fundit
Mesfushori gjerman ka zgjedhur të qëndrojë në BayArena edhe për tre vjet tjera, duke i dhënë fund kështu paqartësisë për të ardhmen e tij

Julian Brandt ka nënshkruar kontratë të re me Bayer Leverkusen, duke e lidhur veten me skuadrën nga Bundesliga deri më 2021.
Gjermani i talentuar ka qenë i lidhur me një kalim tek Bayern Munich dhe Liverpool, megjithëse qe raportuar se kampioni i Bundesliga kishte hequr dorë nga interesimi për të në shkruar.
Brandt ka pasur edhe një vit të mbetur në kontratën paraprake, por ka vendosur ta zgjasë edhe për dy edicione, meqë beson se ashtu do të zhvillohet më shumë.