Lajmet e fundit

Ish drejtori i Milanit dhe Barcelonës, Braida tha se Miralem Pjanic dëshiron një kthim në Juventus.
Pjanic ishte pjesë e një marrëveshje shkëmbimi me Arthur Melon në sezonin e kaluar, por që tash boshnjaku mund të kthehet në Allianz Stadium pas një vetëm sezoni, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.
Juventus i cili aktualisht po negocion me Sassuolo për Manuel Locatelli, po shikon gjithashtu mundësinë e ri-nënshkrimit të Pjanic dhe Braida i tha Tuttosport se reprezentuesi boshnjak dëshiron një rikthim për t'u ribashkuar me Massimiliano Allegri në Torino.
"Unë u takova me Pjanic tre ose katër ditë më parë në Barcelonë, ku isha për arsye personale," tha Braida për Tuttosport. “Ne u takuam rastësisht pranë Camp Nou dhe biseduam”.
“Ai do të donte një kthim në Juventus. Allegri me siguri e njeh atë më mirë se kushdo", theksoi Braida.