Lajmet e fundit

Brahim Diaz rikthehet te Milani, me një huazim dy-vjeçar nga Real Madrid me mundësi blerje.
Spanjolli tashmë e kaloi sezonin e kaluar në San Siro, duke shënuar shtatë gola dhe duke kontribuar me katër asistime në 39 paraqitje për klubin.
Ai u rikthye përsëri sot dhe nënshkroi kontratën në selinë e Casa Milan, por si me Olivier Giroud të premten, klubi ndoshta nuk do të lëshojë një njoftim zyrtar deri nesër, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportimeve të shumta duke përfshirë Sky Sport Italia dhe Sportitalia, Milani ka një mundësi për ta blerë atë në fund të huazimit dy vjeçar në qershor të 2023 për rreth 22 milionë euro.
Real Madridi gjithashtu do ta mban të drejtën për ta riblerë për 27 milionë euro, me Milanin që merr një fitim prej 5 milionë euro.
Real Madridi pagoi 17 milionë euro për ta nënshkruar atë nga Manchester City në 2019.