02.02.2019 · përditësuar para 2738 dite1 min lexim
Mesfushori spanjoll, Brahim Diaz, ka thënë se është i frustruar në skuadrën spanjolle, Real Madrid.
Kjo për shkak të paraqitjeve të tij të rralla gjatë ndeshjeve të rëndësishme, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Futbollisti 19 vjeçar beson se është mashtruar gjatë negociatave për nënshkrimin e kontratës, pasi që deri tani ka luajtur vetëm 24 minuta.
Ndërsa trajneri Santiago Solari, e konsideron mesfushorin Brahim Diaz të ngjashëm me Iscon dhe planifikon ta huazojë atë në Manchester City.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.