Sulmuesi Brahim Diaz po shqyrton seriozisht mundësinë e largimit nga Real Madridi gjatë merkatos së janarit.
Mungesa e minutave dhe konkurrenca e madhe në repartin ofensiv ka bërë që ai të kërkojë një skuadër ku mund të luajë rregullisht.
Sipas mediave spanjolle, AC Milan është opsioni më i mundshëm për rikthim, pasi lojtari shkëlqeu atje gjatë tre sezoneve huazim. Edhe Benfica ka shfaqur interesim, duke i ofruar rol kryesor në ekip./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.