Janë disa vite të vështira për Brad Pitt me një betejë të vazhdueshme kujdestarie me ish-gruan e tij Angelina Jolie.
Por sipas raporteve amerikane, aktori i Hollywoodit është vendosur të marrë kujdestarinë e fëmijëve Pax, 15 vjeç, Zahara, 14 vjeç, Shiloh, 13 vjeç dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 11 vjeç për festën e Thanksgiving, njofton Klan Kosova.
"Brad kishte frikë se Angie do t'i mbante fëmijët me vete, por ajo i linte të shkonin në shtëpi, gjë që është e madhe duke marrë parasysh sa e keqe u bë kjo betejë e divorcit dhe kujdestarisë," tha një burim për mediumin amerikan In Touch.
"Brad është i entuziazmuar dhe e sheh këtë si një përparim të madh për të dhe fëmijët".
Që nga incidenti i aeroplanit në vitin 2016 ku Brad dyshohet se u fut në një grindje me djalin e madh Maddox, 18 vjeç, Angelina gjoja nuk e ka bërë të lehtë për fëmijët që të kenë një marrëdhënie pozitive me babanë e tyre.
"Por Brad ka bërë shumë punë për veten e tij vitet e fundit," shton burimi.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.