Lajmet e fundit

Brad Pitt dhe Angelina Jolie do të shkojnë në gjyq muajin e ardhshëm, pasi do të përballen në betejën e pakëndshme për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve.
Sipas TMZ, dy yjet e Hollivudit vendosën që ta çojnë çështjen në gjyq, ndërkohë që 4 dhjetori është caktuar si datë për nisjen e tij.
Ata kishin arritur një marrëveshje të përkohshme të kujdestarisë për gjashtë fëmijët, në fund të verës.
Por negociatat duket se nuk funksionuan dhe muajin e ardhshëm çifti do t’i kërkojë një gjykatësi të vendosë mbi betejën e kujdestarisë për gjashtë fëmijët e tyre, si dhe për pronën e përbashkët, pasi zbulohet se nuk kishin nënshkruar një kontratë paramartesore.
Në seancat që do të zhvillohen me dyer të mbyllura, Jolie kërkon kujdestari të vetme të fëmijëve, ndërsa Pitt të kundërtën.