Kompania e integruar energjetike, BP-ja tha të hënën se do të ndalonte të gjitha dërgesat përmes Detit të Kuq për shkak të rritjes së sulmeve ndaj anijeve nga militantët Houthi në Jemen.
“Në dritën e përkeqësimit të situatës së sigurisë për transportin në Detin e Kuq, BP ka vendosur të ndalojë përkohësisht të gjitha transitet përmes Detit të Kuq”, tha kompania në një deklaratë. “Ne do ta mbajmë këtë pauzë paraprake nën shqyrtim të vazhdueshëm, në varësi të rrethanave që zhvillohen në rajon”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Nafta u rrit ndjeshëm pas lajmeve. Nafta e papërpunuar Brent, standardi global, u rrit me 1.1 për qind në 77 dollarë për fuçi. Nafta amerikane u rrit me 1 për qind në 72 dollarë për fuçi.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.