Lajmet e fundit

Për shumë njerëz, lajmi për vdekjen e legjendës David Bowe ishte i papritur dhe tragjik. Pothuajse askush përpos rrethit të tij të ngushtë nuk e dinte se ai vuante nga kanceri, duke lënë kështu me vdekjen e tij miliona e miliona fansa të befasuar e të mërzitur.
Largimi fizik nga kjo botë i ikonës së muzikës, nuk do të thotë se historia e tij ka përfunduar, larg kësaj. Raportimet e fundit thonë se Bowie ka lënë këngë të regjistruara edhe për një album të ri, që ai ka planifikuar që t’i lansohej pas vdekjes së tij.
Bowie ka përgatitur një numër poemash e ritmesh muzikore, të cilat do të lansohen në vitin 2017.
Ende nuk është bërë e ditur nëse këto albume do të përmbajnë materiale të reja, apo vetëm do të jenë si “kuratorë” të punës së tij të mëhershme shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Lajmi se Bowie i ka ribërë vet albumet e tij të mëhershme, do t’ua parandalojë kompanive të ndryshme që t’i riprodhojnë ato, sikurse bënë pas vdekjes së Michael Jackson.