Lajmet e fundit

Skuadra e Romës të enjten arriti që të fitojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës kundër Bayer Leverkusenit.
E këtë triumf ia siguroi atyre futbollisti Edoardo Bove, përcjell klankosova.tv.
Me këtë rast, futbollisti i lindur në kryeqytetin italian bëri edhe histori.
Si 20 vjeçar e 360 ditë, ai u bë futbollisti më i ri i Romës që realizon në gjysmëfinale të ndonjë gare evropiane.
Bove është një nga futbollistët që ka marrë besim nga trajneri Jose Mourinho. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS