Lajmet e fundit

Sipas mediave franceze, Boubakary Soumare do të transferohet tek Leicester City për rreth 25 milionë euro/
Skuadra e Premier League e ka mbyllur marrëveshjen me Lille sa i përket nënshkrimit të mesfushorit, raporton RMC Sport, transmeton KlanKosova.tv
22-vjeçari do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në javën e ardhshme. Pastaj ai pritet që të nënshkruajë menjëherë një kontratë pesëvjeçare me “Dhelprat”.
Francezi është në vitin e fundit të kontratës me Lille.