Jessica Alba është një aktore shumë e dashur për publikun, mirëpo nuk u kushton shumë kohë rrjetet sociale pasi që e shijon jetën e saj në maksimum.
Atmosfera e qetë në llogarinë personale në Twitter e prishi gjatë ditës së djeshme disa prej keqbërësve të paidentifikuar.
Pasi që Gjatë fundjavës hakerët i morën nën kontroll llogarinë bukuroshes dhe shkruan disa komente të natyrës homofobike, raciste dhe ofenduese.
“Uh, dëgjoj sirenën e policisë në distancë. Kur do të ndalojnë zezakët që të mos bëjnë probleme dhe tëp më lejojnë të fle ?!”, ishte një nga komentet e botuara pas sulmit të hakerëve.
Disa prej tyre lavdërojnë Hitlerin dhe nazistët, ndërsa disa ofrojnë deri në 50 mijë dollarë për vrasjen e “homoseksualëve të pafavorizuar”. Ndër të tjera, hakerët kërkojnë dhunimin e grave.
Ndryshe, llogaria u rikthye shpejt dhe u mbrojt përsëri, por fotot vazhduan të ishin në internet.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
N
SHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.