Lajmet e fundit

Zyrtarë shëndetësorë nga tërë bota do të takohen në Francë, në mënyrë që të angazhohen për parandalimin e 90% të vdekjeve që vijnë nga kolera, deri në vitin 2030.
Kjo sëmundje, e cila shpërndahet përmes ujit të kontaminuar, ka lënë të vdekur rreth 100,000 perona çdo vit.
Kjo është hera e parë që qeveritë, Organizata Botërore e Shëndetësisë, agjencione ndihmëse dhe donatorë të ndryshëm kanë ndërmarrë një veprim të tillë.
Kjo mbledhje vjen pas luftimit të shpërthimit më të keq të kolerës në Jemen.
Kjo sëmundje është shpërndarë në këtë vend të shkatërruar nga lufta, për shkak të mungesës se higjienës dhe ujit të pijshëm.