Lajmet e fundit

Që nga viti 2012, Cafe Art që është një iniciativë e bazuar në Mbretërinë e Bashkuar u ka dhënë kamera të pastrehëve për të ndihmuar ata që të shprehen përmes artit të fotografisë.
Çdo vit, 100 të pastrehëve u janë dorëzuar kamera duke u dhënë edhe disa trajnime themelore nga Shoqëria Mbretërore Fotografike për t’i ndihmuar ata të mësojnë lidhur me kuadret dhe ndriçimin.
Këtë vit tema ishte "Londra ime" dhe nga 100 kamera që u shpërndanë, 80 prej tyre janë kthyer disa javë më vonë të mbushura me rreth 2500 fotografi që janë kapur me sytë e disa prej anëtarëve më të përfolur të shoqërisë britanike.
Këto fotografi më pas janë zgjedhur nga gjyqtarë në Festivalin e fotografive në Londër ndërsa 20 prej më të mirave do të bëhen pjesë e një kalendari të vitit 2016, transmeton Klan Kosova.
"Të gjitha paratë e ngritura kthehen prapa në projekt, ose për të paguar për shtypjen e fotografive dhe kalendarit,për shpërblimin e “fotografëve” fitues, duke blerë materiale të artit për grupet artistike të prekur nga pastrehëve apo për të ndihmuar ata që të ndjekin kurse arti” thonë nga kjo iniciativë.
Më poshtë ju sjellim disa nga imazhet e kapura gjatë kësaj fushate duke paraqitur një anë të ndryshme të Londërs që shërben si përkujtues se në çfarëdo rrethanë, vetë-shprehje është një element jetik në të gjitha jetët tona.