Lajmet e fundit

Fotografi francez Antoine Geiger krijon fotografi të njerëzve që kanë fytyrat e tyre të ngujuar në telefonat e tyre të mençur. Projekti i titulluar “SUR-FAKE” sjell në vëmendje varësinë nga teknologjia dhe ndikimin e saj në jetën tonë të përditshme.
“Ekrani i telefonave të mençur është vendosur si një lidhje në mes të trupit tonë, ndjenjave dhe botës së përditshme” ka thënë Geiger, transmeton Klan Kosova.
Antoine Geiger është një fotograf 20-vjeçar i cili ka jetuar në Angli, Francë dhe Holandë.