Instituti Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes në Stokholm të Suedisë ka publikuar një raport, ku thuhet se shpenzimet botërore ushtarake kanë arritur në 2 mijë 718 miliardë dollarë vetëm në vitin 2024.
Në lidhje me këtë, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka dhënë detaje gazetari Enis Reçica i cili bëri të ditur se këto shpenzime paraqesin një rritje prej 9.4 për qind nga ato të vitit 2023.
“Shtetet në vitin 2024 janë fokusuar në blerje të armatimit, në prodhim të armatimit, në rekrutim të trupave, apo ushtarëve të rinj”.
“Gjatë ditës së djeshme Instituti Ndërkombëtar në Kërkime të Paqes në Stokholm të Suedisë ka publikuar një raport zyrtar mbi shpenzimet financiare që janë bërë në vitin 2024, e që kanë shënuar rekord të investimeve të shteteve të gjithë botës në aspektet ushtarake", u shpreh tutje Reçica./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=6Q7YcwsH9eE
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.