7 korriku është Dita Botërore e Çokollatës, festë kjo tani më vjetore e cila festohet çdo vit me të gjitha llojet e të mirave që bëhen nga çokollatat.
Që nga viti 1550, 7 korriku feston hyrjen e çokollatës në Evropë, sidoqoftë historia e çokollatës shkon me mijëra vjet më heret shkruan Timesnownews, transmeton Klankosova.tv
Aztekët besuan se farat e kakaos ishin një dhuratë nga Zoti dhe ata filluan t’i përdornin ato, sipas një raporti në Smithsonian, Amerika Latine.
Fillimisht, çokollata konsumohej vetëm si pije dhe ishte me shije të hidhur, derisa në Evropë çokollata u bë e njohur në shekullin e 16-të pasi sheqeri iu shtua.
Në botën moderne, afërsisht dy të tretat e kakaos në botë prodhohet në Afrikën Perëndimore.
Sot, çokollata është bërë një pjesë e kulturës sonë dhe shoqërohet me gëzim, romancë dhe raste në raste të gëzueshme.
7 korriku është dita e kënaqësisë. Por është gjithashtu dita kur ju mund të shprehni dashurinë tuaj për çokollatat ose të ndani ndonjë mesazh me të dashurit tuaj, si psh:
"Nuk ka asgjë më të mirë se një mik, përveç nëse është një mik me çokollatë".
"Jeta është si një kuti me çokollata. Ju kurrë nuk e dini se çfarë do të merrni".
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.