Lajmet e fundit

Një baba kreativ, ka realizuar një set brilant të fotografive, duke kombinuar kamerën, tre fëmijët e tij dhe photoshop-in.
Në serinë e fotografive të cilën ai e ka titulluar “Zemër, u kam bërë photoshop fëmijëve”, John Wilhelm , tre fëmijët e tij engjëllorë i ka fotografuar në situata interesante.
Wilhelm, 46 vjeçari nga Zvicra, për fotografinë thotë se është inspiruar nga babai i tij, dhe në ueb faqen e tij shkruan: “Fotografia ishte gjithmonë pjesë e rëndësishme e jetës time”.
“Babai im kishte fotografinë si hobi, dhe ka themeluar të paktën dy shoqata lokale të fotografisë”.
“Jam rritur në një ambient me shumë kamera, revista, dhoma të errëta e dasma qesharake”, thotë ai.
Mirëpo argëtimi i vërtetë, nisi atëherë kur ai bleu një aparat fotografik.
Tani Ëilhelm e përdorë pasionin e tij që të krijojë fotografi fantastike të fëmijëve të tij të vegjël.