Ishte thuajse i pandalshëm!
Jayson Tatum me 33 pikë të shënuara, tetë kërcime e dy asistime, e udhëhoqi Bostonin drejt triumfit në Miami, 103-85.
Nga ana tjetër, qendra Bam Adebayo, ishte më i miri te vendasit, duke realizuar 'double-double', me 22 pikë, 12 kërcime e katër asiste, raporton Klankosova.tv.
Në çerekun e parë Celtics nuk kishin paraqitje të mirë, pasi e humbën atë 24:18, por në të dytin shkëlqyen 19:34.
Edhe fraksioni i tretë i takoi mysafirëve ku edhe u bë diferenca e pakapshme për kundërshtarin (36:22), duke bërë që 12 minutëshi i fundit i cili i takoi Miamit 20-15, të mos ketë peshë në rezultatin final.
Me 38 fitore e 16 humbje, kampionët aktualë të NBA renditen në vendin e dytë të Konferencës së Lindjes, kurse Heat gjendet në pozitën e shtatë, me 25 triumfe e 26 disfata.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.