Qeveria në detyrë i ka ndarë 400 mijë për Urën e Sitnicës.
Për këto projekte detaje ka dhënë korrespodenti i Klan Kosovës Urall Boshnjaku.
Boshnjaku tha se ura ishte premtim i fushatës zgjedhore të Pecit, e që në total do të kushtojë 600 mijë euro.
"Ura do të ndërtohet në hyrje të Mitrovicës. Bëhet fjalë për një konstruksion metali që Faton Peci e kishte premtuar gjatë fushatës së tij. Duket se qeveria do t'ia ndihmojë atij realizmin e këtij projekti. Megjithatë Faton Peci kishte deklaruar se ura do të kushtonte 600 mijë euro e që qeveria ndau vetëm 400 mijë euro, që i bie se bashkëparticipuese në këtë projekt duhet të jetë vetë Komuna e Mitrovicës, e cila duhet t'i japë edhe 200 mijë euro të tjera për realizimin e këtij projekti", deklaro Boshnjaku në Programin e Mëngjesit Ora 7 në Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.