Lajmet e fundit

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë se është "shumë shqetësuese" që Alexei Navalny, lideri i opozitës ruse i burgosur, raportohet të jetë zhdukur prej shtatë ditësh.
“BE-ja përsërit thirrjen e saj për lirimin e tij të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar nga burgosje të motivuara politikisht”, tha ai.
Kremlini i ka përshkruar komentet e SHBA-ve që shprehin shqetësim për gjendjen e liderit të opozitës rus të burgosur, Alexei Navalny si ndërhyrje të papranueshme në punët e brendshme të Rusisë, transmeton Klankosova.tv.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ai nuk ishte në dijeni të vendndodhjes së Navalnyt.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të Navalny, duke thënë se "ai nuk duhet të ishte burgosur kurrë në radhë të parë".