Lajmet e fundit

Të hënën në mbrëmje, Borja Valero shënoi golin e parë me fanelën zikaltër, pikërisht ndaj një kundërshtari të preferuar, si Verona, të cilës i ka shënuar edhe herë të tjera.
Spanjolli, thuajse 33 vjeçar u prit me skepticizëm në radhët e zikaltërve, por këmbëngulja e Spallettit, duket se është shpërblyer më së miri në këto 11 javë të para të Serisë A, transmeton Klan Kosova.
Borja Valero po sillet si një lider i vërtetë në fushë dhe ndihmon shumë ekipin në qarkullimin e topit.
''E kisha kuptuar se koha ime te Fiorentina kishte përfunduar dhe po mendoja të luaja në Kinë, por telefonata e Interit më bëri të ndryshoj mendje. Zikaltrit më pyetën nëse isha gati të bëja edhe me Interin, të njëjtën gjë që bëj te Fiorentina dhe kjo gjë më bëri të ndërmarr një sfidë me veten time. Nuk kishte të bënte me pagesën, sepse nga Kina më ofruan 3 herë më tepër, por doja që të luaja për një ekip pretendent dhe Interi ishte një hap i rëndësishëm në vitet e fundit të karrierës time. Deri tani kemi bërë paraqitje të mira dhe shpresoj të ruajmë të njëjtin ritëm deri në fund të sezonit, për të kënaqur tifozërinë e mrekullueshme zikaltër'', tha Borja Valero, shkruan Supersport, transmeton Klan Kosova.