Lajmet e fundit

Komisioni i Zgjedhjeve në Rusi e ka përjashtuar nga kandidimi për president, Boris Nadezhdinin.
Sipas komisionit ka pasur parregullsi në mbi 9 mijë nga 100 mijë nënshkrimet e dorëzuara nga kandidati që nuk e mbështet luftën në Ukrainë. Kjo shifër sipas tyre ka qenë trefish më e lartë sesa norma prej 5 përqind që e lejon gabimin, andaj ai “është diskualifikuar”, raporton The Guardian, përcjell KlanKosova.tv.
Lidhur me vendimin, nga Kremlini kanë thënë se “nuk kanë çfarë të shtojnë” dhe se sipas tyre komisioni i ka rregullat e veta.
Nadezhin është parë si njeriu që mund ta sfidojë Vladimir Putinin në zgjedhjet e marsit, duke e deklaruar veten se është pro paqes.