Lajmet e fundit

Sulmuesi i Liverpoolit Fabio Borini ka zbuluar që ai do të nënshkruaj për ekipin e Serie A, Inter në javën që po vjen.
24 vjecari ka luftuar për një vend në Merseyside dhe pas një vere që ka qenë i lidhur për kalim në Fiorentina, Lazio, West Ham dhe me ish klubin e tij Sunderland, raportohet që skuadra nerazzuri do ta transferojë sulmuesin nga the Reds.
Sport Mediaset tregon detaje ku sulmuesi iu ka thënë shokëve në një restorant në Liverpool për transferimin në Guiseppe Meazza, me lëvizjen që do të kompletohet të mërkurën me 26 gusht, kur Borini do të udhëtoj në Milan.
Ky nënshkrim do të jetë prurja e dytë në sulm këtë afat kalimtar, trajneri Roberto Mancini tashmë ka huazuar Stevan Jovetic për të forcuar skuadrën se bashku me lojtarët tjerë të rinj si Kondogbia, Miranda dhe Jeison Murillo.