Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borell, ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për t'i uruar për arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin për zbatimin e "Marrëveshjes për Energji", të nënshkruar në vitin 2013, përkatësisht 2015.
Borell tha se pret që të vazhdohet puna në hapat e tjerë.
"Fola me Aleksander Vuçiqin dhe Albin Kurtin, për t'i uruar për arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin për energjinë. Ky është një hap i madh dhe i rëndësishëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe do të sjellë rezultate konkrete për të gjithë qytetarët. Mezi presim të vazhdojmë punën në hapat e tjerë”.
Spoke to @avucic and @albinkurti to congratulate them on reaching an agreement on the energy roadmap today.
This is a big & important step forward in the EU-facilitated Dialogue and will deliver concrete results for all citizens. We look forward to continue working on next steps https://t.co/5r2jS0SX8n
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 21, 2022
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.