Presidenti amerikan, Donald Trump si kryesues, e ajo kosovare Vjosa Osmani si anëtare e Kartës së Bordit të Paqes, do të mblidhen në Uashington më 19 shkurt ku do të flitet për rindërtimin e Gazës pas armëpushimit.
Pjesëmarrja e Prishtinës zyrtare në këtë përbërje, po konsiderohet se mund të vë në lëvizje për pranimin e pavarësisë, 5 shtetet e Bashkimit Evropian që s’e kanë bërë këtë ende.
Shteti më i ri në Evropë, ishte në mesin e 19 vendeve të cilat morën pjesë direkt në themelimin e këtij bordi i cili në fokus ka ndaljen e luftërave nëpër botë.
https://www.youtube.com/watch?v=NheP-jOE5IY
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.