Klubi i Borës ka zyrtarizuar trajnerin e ri të ekipit, duke nënshkruar marrëveshje me strategun malazez Zoran Kascelan.
Në njoftimin zyrtar, klubi ka theksuar se Kascelan sjell me vete një përvojë të gjerë në basketbollin rajonal, filozofi moderne loje dhe një qasje profesionale që pritet t’i japë energji të re skuadrës.
Gjatë karrierës së tij, ai ka drejtuar disa ekipe të njohura si Podgorica, Spars Sarajevo dhe Borac, ndërsa në sezonin 2024/2025 ishte pjesë e Bosna Sarajevo, klub pjesëmarrës në ABA Ligë.
Me këtë emërim, drejtuesit e Borës synojnë të forcojnë skuadrën dhe të nisin një fazë të re me ambicie më të larta në kampionat.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.