Bora mori sonte fitore të madhe ndaj Golden Eagle Yllit, në palestrën "13 Qershori" në Suharekë, me rezultat 67-73.
Kjo përballje ishte e vlefshme për xhiron e 22-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.
18-17 u mbyllën dhjetë minutat e para, në të mirë të vendasëve, kurse mysafirët i rrëmbyen të dytat, 22-25, për të shkuar në pushim me dy pikë avantazh, 40-42, raporton Klankosova.tv
Çereku i tretë ishte i varfër sa i përket pikëve, por që sërish i takoi Borës (11-13).
Prishtinasit ditën ta menaxhojnë ndeshjen edhe në fraksionin e katërt, për ta lëshuar Suharekën me fitore, madje duke hyrë fuqishëm në garë për PlayOff.
Tani Bora ka 30 pikë, vetëm një më pak se kundërshtari i sotëm, që renditet i gjashti, pozitë kjo e cila dërgon në fazën finale.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.