Me një gjuajtje të lirë vendimtare të Jordan Dingle, vetëm 8 sekonda para fundit, Borës i mjaftoi për të mposhtur Bashkimin 76-75 në një tjetër duel super dramatik në gjysmëfinalet e play-off-it në Superligën e basketbollit.
Seria gjysmëfinale tani barazohet 1-1, duke lënë garën për finale plotësisht të hapur dhe emocionuese, transmeton Klankosova.tv.
Tyler Cheese udhëhoqi Borën me 19 pikë, 4 kërcime e 4 asistime, ndërsa Amin Hot dhe Alex Hunter shtuan nga 18 pikë.
Te Bashkimi u dallua sërish Shannon Shorter me 19 pikë.
Seria tani zhvendoset në Prizren për një tjetër spektakël
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.