Bora po e mposht Trepçën në pjesën e parë me rezultat 36:42 në xhiron e 28-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
“Minatorët” ishin dukshëm më të mirë se prishtinasit në çerekun e parë, të cilin e fituan me nëntë pikë më shumë, 25:16.
Por, kryeqytetasit nuk u dorëzuan, pasi e përmbysën rezultatin në 10-minutëshin e dytë, duke e fituar atë me 15 pikë më shumë, 11:16, njofton Klankosova.tv.
Më i miri deri më tani në parket ishte basketbollisti Madut i Trepçës, i cili shënoi 10 pikë e realizoi dy kërcime, ndërsa te Bora u dallua Malaj me 10 pikë, një kërcënim e një asistim.
Ndeshjen mes Trepçës dhe Borës mund ta ndiqni ekskluzivisht në Sport 3 në platformën më të madhe shqiptare,
Artmotion.
[caption id="attachment_2543727" align="alignnone" width="2000"]

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll, transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion dhe Klan Kosova[/caption]
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.