Bora ka regjistruar një fitore të madhe dhe të jashtëzakonshme në palestrën “Karagaqi”, duke mposhtur Pejën me rezultat minimal 81–82, në një ndeshje plot emocione deri në sekondat e fundit.
Skuadra mysafire zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse, duke u shkëputur deri në +16, por Peja u rikthye fuqishëm falë trepikëshave vendimtarë, duke barazuar rezultatin në periudhën e fundit.
Megjithatë, Bora tregoi karakter të fortë dhe menaxhoi momentet kritike për ta marrë fitoren e artë në transfertë.
Kjo humbje i kushton rëndë Pejës, e cila e lëshon mundësinë të shkëputet në krye të tabelës pas disfatës së Bashkimit një natë më parë.
Ndërkohë, Bora ngjitet në pozitën e gjashtë, duke u barazuar me Yllin dhe Vëllaznimin në pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Ylli i ndeshjes ishte Alex Hunter me 21 pikë, 8 kërcimesh dhe 8 asistimeve, ndërsa Amin Hot ishte po ashtu fenomenal me 22 pikë dhe 7 asistime.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.