Lajmet e fundit
Shqiptari Pajtim Kasami po del me Nicole Scherzinger, kjo i ka siguruar daljen edhe në gati të gjitha tabloidet angleze.

Pasi që shqiptari Pajtim Kasami, ka filluar një lidhje me këngëtaren e famshme Nicole Scherzinger, mediat në Angli kanë filluar të flasin më shumë për të dhe rreth profilit të tij.
Tabloidi Mirror, po ashtu ka shkruar për Kasamin, transmeton Klan Kosova.
Në një shkrim të këtij portali të titulluar, “Kush është Pajtim Kasami”, flitet për futbollistin sa ishte pjesë e ekipit anglez Fulham, por edhe për jetën e tij private.
Mirror shkruan se Kasami është një futbollist profesionist i lindur në Zvicër dhe tepër zemërgjerë, të cilit nuk i interesojnë shumë paratë.