Lajmet e fundit
Mbrojtësi ka thënë se është shumë mirë tek skuadra nga Torino, të cilën e ndjen si shtëpi të tijën.

Leonardo Bonucci ka thënë se Juventusi është shtëpia e tij, ndaj nuk i shkon në mendje largimi nga Torino.
Qendërmbrojtësi ka qenë i lidhur me Chelsean, pasi ish-trajneri i tij Antonio Conte është duke e kërkuar me çdo kusht.
Veç Conte, edhe Pep Guardiola ka thënë se ai është një nga lojtarët që atij i pëlqejnë dhe do ta donte te Manchester City.
“Jam mirë në Torino dhe familja ime është e shumë e lumtur këtu”.
“Jam i lumtur që jam pjesë e historisë së Juventusit dhe nuk shoh arsye për tu larguar”.
“Unë jam mirë të Juventusi edhe pse ka oferta. Por përsëri ndjehem mirë te Juventusi. Kjo është shtëpia ime”.