Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci është rikuperuar nga COVID, njoftojnë Bianconerët.
Bonucci rezultoi pozitiv për COVID-19 në fillim të muajit pas kthimit nga ndeshjet me Kombëtaren e Italisë.
Disa anëtarë të stafit të Azzurri dhe shtatë lojtarë të tjerë dolën gjithashtu pozitivë.
"Leonardo Bonucci kreu dy kontrolle me një provë molekulare për COVID-19 me rezultate negative.Lojtari është rikuperuar dhe nuk i nënshtrohet më regjimit të izolimit dhe do të bashkohet me ekipin nesër pasdite në JTC", njofton Juventus përcjell Klan Kosova.